Ordines

Klasat shoqërore të Romës së Lashtë

OrdinesRomën e Lashtë ishin klasa shoqërore,[1] që përcaktonin strukturën dhe shtresëzimin e shoqërisë romake. Kjo ndarje luante një rola thelbësor në organizimin social, politik dhe ekonomik si gjatë Republikës, ashtu dhe gjatë Perandorisë. Pozicioni në ordines përcaktohej nga pasuria dhe lindja.

Më i larti nga këto ordines ishte ordo senatorius, i përbërë nga anëtarët e Senatit dhe familjarët e tyre. Ky grup gëzonte një status të lartë, pasure të konsiderueshme dhe një rol vendimtar në marjen e vendimeve politike, duke kontrolluar ligjet, financat e shtetetit dhe politikën e jashtme. Menjëherë pas ordo senatorius gjendej ordo equester, që përfshinte individët me pasuri të madhe, që ishin pjesë e ordo senatorius. Fillimisht i bazuar në aftësinë për të mbajtur kuaj për ushtrinë, ky ordines u shndërrua në një klasë sipërmarrësish dhe administratorësh të pasur, duke zënë vende administrative kyç dhe duke zhvilluar një rol kyç në tregtinë dhe financat romake.

Pas ordo equester vinte ordo decurionum, i përbërë nga anëtarë të këshillave të municipal në qytetet romake jashtë Romës. Këta individë ishin përgjegjës për administrimin vendor, duke përfshirë ruajtjen e rendit publik dhe mbledhjen e taksave, anëtarësia e të cilës u rezervohej përgjithësisht qytetarëve më të shquar të qyteve.

Ekuestrët dhe senatorët kërkohej të ruanin nivelet e larta të pasurisë dhe sasinë e madhe të paronave në mënyrë që të mbeteshin pjesë e klasës së tyre. Njerëzit e klasës së ulët mund të ngjiteshin në ordines më të larta nëpërmjet fitimit të pasurisë.[2] Njerëzit nevojitej gjithashtu të kishin lindur në një satus shoqëror të lartë për t’ju bashuar këtyre klasave.[3]

Para reformave të Vëlllezërve Gracchi, kishte vetëm dy ordines, patricët dhe plebejtë. Pas reformave të Gaius Grakut, klasa ekuestre u shkëput në ordo të saj.[4] Termi zbatohej edhe për kompanitë ushtarake nën sistemin e manipulus.[5]

Shiko gjithashtu

Redakto

Citimet fundore

Redakto
  1. Dillon, Matthew; Garland, Lynda (28 tetor 2013). Ancient Rome: A Sourcebook (në anglisht). Routledge. fq. 242. ISBN 978-1-136-76143-0.
  2. Phang, Sara Elise (31 mars 2022). Daily Life of Women in Ancient Rome (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 3–4. ISBN 978-1-4408-7169-6.
  3. Oakes, Peter (2009). Reading Romans in Pompeii (në anglisht). Fortress Press. fq. 54–57. ISBN 978-1-4514-1593-3.
  4. Mongstad-Kvammen, Ingeborg (2013). "Social and Cultural Texture: A Short Overview of Roman Political History and Markers of Social Affiliation". Toward a Postcolonial Reading of the Epistle of James (në anglisht). Brill. fq. 75–76. ISBN 978-90-04-25187-8. Marrë më 5 dhjetor 2023.
  5. Tit Livi (4 prill 2013). Rome's Italian Wars: Books 6-10 (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 3–4. ISBN 978-0-19-164083-4.

Bibliografia

Redakto