Shote Galica

This is the stable version, checked on 13 prill 2026. 1 pending change awaits review.

Shote Galica (Drenicë, 10 nëntor 1895Fushë-Krujë, 1 korrik 1927) e njohur me emrin e lindjes si Qerime Radisheva, ishte një luftëtare shqiptare kaçake. Ajo është shpallur Heroinë e Popullit Shqiptar.[1][2]

Shote Galica
Shote Galica me bashkëshortin e saj Azem Galica
Emri i lindjesQerime Radisheva
Lindi10 Nëntor 1895
Vdiq1 Korrik 1927
Përkatësia Lëvizja Kaçake
Vitet e shërbimit1915 – 1927
GradaKomandante
Betejat / luftëratLuftërat Ballkanike
Lëvizja Kaçake
  • Kryengritja e Dukagjinit
  • Kryengritja e Drenicës
Mirënjohje Heroinë e Popullit

Jetëshkrimi

Redakto

Shote Galica ka lindur në fshatin Radishevë të rajonit të DrenicësKosovë. Ajo ishte motra e 6 vëllezërve![3] Ajo u martua me Azem Galicën në vitin 1915. Në vitin 1919 Shota mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe të Junikut në 1921–1923. Në vitin 1925 pas vdekjes së burrit të saj, Azem Galicës, ajo mori detyrën e tij dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë. Ajo mbahet mend për kapjen e një komandanti serb dhe një numri ushtarësh në Çikatovë. Në korrik 1927, ajo u tërhoq në Shqipëri dhe kaloi muajt e saj të fundit në Fushë-Krujë, ku ajo vdiq në moshën 31 vjeçare. Shote Galica ishte një legjendë virtuale në kohën e saj. Ajo mbahet mend për thënien "Jeta pa dije është si një luftë pa armë". Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë dhe bullgarë.

Pjesëmarrja në Luftime

Redakto

Në korrik 1924 ajo mori pjesë në betejën për Drenicën (Arbania e Vogël ose Shqipëria e Vogël). Në korrik 1925 pas vdekjes së burrit të saj, ajo vazhdoi të luftojë dhe të drejtojë luftëtarët shqiptarë të Kosovës. Së bashku me qindra luftëtarë nga ish-Vilajeti i Kosovës në dhjetor 1924, luftuan kundër forcave Mbretërore Jugosllave. Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Humbi në luftime nga masakrat e shovenistëve serbë 22 anëtarë të familjes.[4]

Vdekja

Redakto

Edhe pse djali i saj i vetëm vdiq menjëherë pas lindjes, ajo rriti shumë jetimë të bashkëluftëtarëve të saj dëshmorë, duke u kujdesur për ta deri në momentet e fundit të jetës së saj.[5][6][7] Kur u transferua në Shqipëri, gishtat e saj ishin amputuar nga plagët që kishte pësuar.[7] Duke shpresuar të merrte mbështetje nga sundimtari i asaj periudhe, Mbreti Zogu I, ajo shkroi një letër duke iu lutur për ndihmë:

”Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Kam edhe katër fëmijë jetimë me vedi, janë fëmijët e luftarëve të vramë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrëngueme t’ju vnoj në dijeni se jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetim.”.[5][6][8]

Pavarësisht apelit të saj, asnjë ndihmë nuk erdhi nga regjimi i Mbretit Zog I. Shote Galica vdiq nga uria dhe neglizhenca në vitin 1927, në moshën 31 vjeçare.[6][8]

Shiko më shumë

Redakto

Referime

Redakto
  1. Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). Bloomsbury Academic. ISBN 978-1-78076-431-3.
  2. Elsie, Robert (2004). Historical Dictionary of Kosova (në anglisht). Scarecrow Press. ISBN 978-0-8108-5309-6.
  3. Mehmet Bislimi, Shote Galica / Qerime Halili 1895 - 1927, arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2014, marrë më 2014-12-12, Shota e Radisheves, ishte moter e gjashte vellezerve...njohu Azem Galicen, me te cilin u martua ne vitin 1915
  4. Qeriqi, Ahmet (2020-07-20). "Feride Papleka: Shote Galica (1895-1927) rast unik, monumental, shembulli i luftës dhe i martirizimit për liri kombëtare". Radio Kosova e Lirë. Marrë më 2025-02-18.
  5. 1 2 Editori (2015-07-24). "MEHMET BISLIMI: QERIME HALIL RADISHEVA - SHOTË GALICA (1895 - 1927)". Pashtriku. Marrë më 2025-07-25.
  6. 1 2 3 "The Fearless Mountain Bride Who Defied Convention". Shqipful (në anglisht). 2021-01-30. Marrë më 2025-07-25.
  7. 1 2 "Shote Galica, an Albanian Joan of Arc". Telegrafi (në anglisht). 2014-03-09. Marrë më 2025-07-25.
  8. 1 2 Kosova, Klan (2025-07-01). ""Jam t'u vdekë unë dhe fëmijët"- letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe fundi i saj në varfëri". Klan Kosova. Marrë më 2025-07-25.