Pink

këngëtare, kompozitore dhe aktore amerikane

Alecia Beth Moore (lindur në 8 shtator 1979), e njohur profesionalisht si Pink,(stilizuar si P!nk), është një këngëtare amerikane, kompozitore, aktore dhe kërcimtare. Ajo ishte fillimisht një themeluese e R&B , një grup vajzash në 1995. LaFace Records pa potencialin e Pink, dhe i ofroi asaj një kontratë regjistrimi solo. Albumi i saj debutues R&B, Can't Take Me Home (2000), u çertifikua dy-platinium në SHBA dhe pati dy këngë në Billboard Hot 100 në top 10-këngët: "There You Go" dhe "Most Girls". Ajo fitoi njohje të mëtejshme me bashkëpunimin në "Lady Marmalade" nga kolona zanore e Moulin Rouge!, e cila kryesoi shumë charte në mbarë botën. Drejtimi muzikor i Pink u zhvendos drejt pop rock me albumin e saj të dytë Missundaztood (2001). Albumi shiti më shumë se 12 milion kopje në mbarë botën dhe pati hite ndërkombëtare numër-një si "Get the Party Started", "Don't Let Me Get Me" dhe "Just Like a Pill". Albumi i tretë i Pink, Try This (2003), gjeneroi shitje të konsiderueshme të ulëta, por ajo fitoi Grammy Award për performancën më të mirë vokale rock femër. Ajo e ringjalli popullaritetin e saj me albumet e studios multi-platinium, I'm Not Dead (2006) dhe Funhouse (2008), si dhe një varg këngësh të suksesshme si "So What" dhe "Raise Your Glass". Albumi i saj i gjashtë The Truth About Love (2012), ishte i pari album që debutoi në top Billboard 200 dhe pati single-in e saj të katërt në USA "Just Give Me a Reason". Në 2014, regjistroi një album bashkëpunues, Rose Ave., me muzikantin kanadez Dallas Green, në rrymën folk music të quajtur You+Me. Albumi i saj i shtatë, Beautiful Trauma (2017), u bë albumi i tretë më i shitur në botë i vitit dhe pati single-in "What About Us".

Njohur për zërin e saj të dallueshëm, të zhurmshëm dhe prezencën e skenës akrobatike,[1] [2] Pink ka shitur më shumë se 60 milion albume dhe 150 milion single-a në mbarë botën, duke e bërë atë një ndër artistët me më shumë shitje të hiteve në botë.[3] Karriera e saj përfshin tre Grammy Awards, një Brit Award, një Daytime Emmy Award dhe shtatë MTV Video Music Awards. Në 2009, Billboard e quajti Pink Pop Songs Artist of the Decade. Pink ishte gjithshtu artistja e dytë solo më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë viteve 2000, pas Madonna. VH1 e rendit atë në numrin 10 në listën e tyre të 100 Greatest Women in Music, ndërkohë Billboard e dekoroi me çmimin si Woman of the Year në 2013. Në edicioin e 63 të BMI Pop Awards, ajo mori Çmimin e Presidentit të BMI për "arritjen e saj të shquar në shkrimin dhe ndikimin global në kulturën pop dhe industrinë e argëtimit". [4]

Referimet

Redakto
  1. Letkemann, Jessica (September 8, 2015). "P!nk's 20 Biggest Billboard Hits". Billboard.
  2. "He Takes Her In His Arms, But After He Lets Her Go, I Was Breathtaken". The San Francisco Globe. April 27, 2015. Retrieved March 2, 2016.
  3. Newsroom, KLKN (March 26, 2013). "Pink concert at Pinnacle Bank Arena announced". KLKN. Retrieved January 6, 2018.
  4. "P!nk Receives President's Award at 63rd Annual BMI Pop Awards". BMI.com. Broadcast Music Inc. May 13, 2015. Retrieved August 9, 2015.