Orcus
Orcus (latinisht) ishte perëndia nëntokës në mitologjinë e hershme romake.[1] Ashtu si Hadi, emri i perëndisë përdorej edhe për të treguar vetë botën e përtejme.[2] Tradicionalisht, figura e tij lidhej edhe me Dis Pater, për tu shkrirë pastaj me Plutonin.

Termi që e tregon, duke qenë gati homofon me termin grek Horkos (ὅρκος, "betim"), biri i Eris, demoni ndëshkues i betimeve të pa zbatuara,[3] do të bënte të ngatërrohej edhe me këtë perëndi të fundit.
Origjina
Redakto
Origjina e kësaj perëndie është me gjasa etruske: Orcus portretizohej në disa afreske në varret etruske si një gjigant leshtor dhe mjekrrosh. Pranë etruksëve fati i çdo të vdekuri ishte të çohej në një botë vuajtjesh, pa dritë dhe shpresë,[4] të populluar nga krijesa demoniake, si Soranus (Śur, i ziu), nga i cili gjenden akoma gjurmë më të vjetra të qytetërimit italiko-qendror, Tuchulcha (Tuχul-χa, demoni) me fytyrë zhkabe dhe i armatosur me gjarpërinj, ose Karun (Karonti), me fytyrë të deformuar që ngre një çekan të rëndë, të cilët zënë një rol të dorës së parë si rrëmbyes dhe torturues të shpirtrave.[5] Në këtë kuadër, me gjasa e nxjerë origjinën e tij figura e zymtë e Orcus.
E ashtuquajtura Tomba dell'Orco, një sito etrusk në Tarkuinia, ia detyron emrin e saj një atribuimi të pa mbështetur të zbuluesve të saj të parë, që e konsideruan një figurë të tillë gjiganti leshtor dhe mjekrrosh, i cili mund të jetë edhe një Ciklop.
Për shkak të daljes së ngadaltë nga përdorimi të kësaj perëndie, në mitologjinë romake figura e Orkut shpesh identifikohej, ngatërrohej dhe lidhej me atë të perëndive të tjera, kryesisht Dis Pater dhe Plutonin.
Në Periudhën e Vonë Perandorake zakonisht përmendet si sinonim i Ferrit.[6][2]
Në letërsinë romake hasen shprehje si Orcum morari (ta bësh Orkun të presë, d.m.th ta shtysh vdekjen) dhe Orco rationem habere (të shkosh për arsyetuar me Orkun, d.m.th ti qasesh vdekjes).[7]
Herë pas here, thirrja e tij i dallonte qartësisht funksionet e perëndisë Pluton-Had: si perëndi i nëntokës, i pasurive të fshehura në të dhe i të vdekurve, mund të shihej si at bujar shpërndarës pasurish, prandaj i identifikuar me Dis Pater (apo Pluton), apo si Zoti i errët e Botës së Poshtme, pranda i identifikuar me Orkun (apo Hadin).

Vijimësia dhe forma të tjera të mitit
RedaktoNjë tempull i Orkut mund të ketë qenë i pranishëm në Palatinin e Romës. Orku adhurohej kryesisht në zonat rurale dhe nuk ka të dhëna të sigurta për kultin e tij zyrtar në qytete.[8]

Kjo largësi i lejoi të mbijetonte në zonat rurale shumë kohë pas pushimit të adhurimit të perëndive kryesore. Do të mbijetonte si figurë popullore gjatë Mesjetës, gjatë të cilës aspekte të kultit të tij u bartën te figura e njeriut të egër, me festa të organizuara në zonat rurale të Evropës të vijuara deri në kohët moderne. Në fakt, pjesa më e madhe e asaj që njihet mbi kremtimet e lidhura me Orkun vijnë nga burime mesjetare.[8]
Nga lidhja e vdekjen dhe me Botën e Poshtme, termi orcus filloi të përdorej edhe për krijesa të tjera të përbindshme të mara nga bestiarët mesjetarë. Në veçanti, italiani orco tregon një krijesë antropomorfe me konotacione kafshërore, në disa raste edhe demoniake.

Termine orco shfaqet në veprat e Jacomo Tolomei (1290[9]), Fazio degli Uberti dhe Ristoro Canigiani (1363), i cili flet shprehimisht si për një frikësues të fëmijëve.
Një përshkrim më i përpiktë gjendet te Orlando Innamorato i Matteo Maria Boiardo, si krijesë e neveritshme me çataj të mëdhenj dhe me qime të ngjashme me ato të një derri të egër, që kullojnë gjakun e viktimave të tij.[10]

Një tejtër shembull paraqitet te Orlando Furioso i Ludovico Ariosto-s, i cili, i frymëzuar dukshëm nga Polifemi i Odisesë, përcakton një gjigant të përbindshëm të verbër, edhe ai me çataj prej derri të egër, që ha mish njeriut; një orco i tillë nuk duhet të ngatërrohet me orca, përbindësh detar edhe ai i pranishëm në veprën e Ariostos dhe më shumë i lidhur me analogun e it:Naturalis historia e Plinit të Vjetrit.[11]
Duke e ndarë etimologjinë me këtë term, megjithë përdorimin më të ri, është edhe ogre francez, i hasur te Perceval ou le Conte du Graal i shekullit të XII i Chrétien de Troyes.[12] Më i famshëm është shfaqja e tij në përrallat e Charles Perrault.
Ndërsa anglishtja orc është futur në shekullin e VIII me ciklin e Beowulf, që bashkon riunisce la mitologjinë norene me elemente të krishtera dhe të kulturës klasike, ku rraca e Grendelit të përbindshëm është përshkruar si Orc-néas, që duket se do të thotë "kufoma të Orcus", prandaj termi orcus është me origjinë latine dhe mund të interpretohet si sinonim i Orkut apo Hadit. E njëjta banesë e Grendelit, një shpellë nënujore e fshehur në një kënetë të mjegullt, jo e pangjashme nga paraqitjet e Avernit.
Orc në vijim është rimarrë nga John Ronald Reuel Tolkien në fantazinë e tij, personale mbi të cilën bazohen veprat e tij letrare.
Orco nga Orlando Furioso, bashkë fjalën e anglishtes së vjetër orc (në kuptimin e një përbindëshi, si Grendeli), ishte pjesë e frymëzimit për orcs të John Ronald Reuel Tolkien në veprën e tij The Lord of the Rings.[13] Në dorëshkrime të tjera, Tolkien shkroi një shënim anësor mbi fjalën:
Fjalë e përdorur në përkthimin e Q[uenya] "urko", S[indarin] "orch", është "orc". Por kjo për shkak të ngjashmërisë së fjalës së anglishtes së vjetër orc, 'shpirt i keq ose gogol', me fjalën elvishte. Me gjasa nuk ka lidhje midis tyre. Fjala angleze tani supozohet e rrjedhur nga latinishtja Orcus.[14]
Në një letër të papublikuar dërguar Gene Wolfe, Tolkien bëri gjithashtu këtë koment: Orc e mora nga anglo-saksonishtja, një fjalë që do të thotë demon, zakonisht i supozuar të rrjedh nga latinishtja Orcus – Ferr. Por dyshojë për këtë, megjithëse c[ështja është tepër e ndërlikuar për tu vendosur këtu.[15]
Nga ky përdorim, lojëra dhe vepra të tjera të panumërta fantastike e kanë huazuar konceptin e orc.
Përdorime të tjera moderne
Redakto- Emri "Orcus" shfaqet te video-loja me role Dungeons & Dragons si Orcus, princi i të pavdekurve.[16]
- Orcus shfaqet si një personazh te romani i Christopher Moore A Dirty Job (2006).
- Planeti xhuxh i Brezit të Kuiperit, 90482 Orcus është emërtuar sipas Orcus. Kjo për shkak se Orcus ndonjëherë konsiderohej si një tjetër emër për Plutonin, dhe gjithashtu se Planeti i Plutonit dhe Orcus janë të dy plutino. Orcus ka një hënë të njohur, Vanth sipas një hyjnie të nëntokës etruske me të njëjtin emër.
- Imazhi i Orcus është përdorur në kopertinën e librit The complete short stories of Ambrose Bierce. i Hartuar dhe redaktuar nga Ernest Jerome Hopkins. 1970, Doubleday.
- Skulptura e Orcus u rikrijua për hyrjen e ekspozitës muzeale "Superstition" në vitin 1997 të filmit horror The Relic.
- Orcus është emri i një mbrojtjeje zjarri dhe këshilluese rreziqesh në Amerikën Veriore dhe Jugore në kërcënimet unike sic[ janë rafineritë dhe depozitat kimike.
- Orcus shfaqet si personazh te drama e Qui Nguyen She Kills Monsters (2011).
- Në vitin 2016, "Orcus Administration" u shfaq si emri i një softuari kontrolli të largët të disponueshëm publikisht, krijuesi i saj John "Armada" Revesz shpejtë në vijim u arrestua dhe dënua për zhvillimin e një Kali Troje hyrje të largët (Remote Access Trojan).
Shiko gjithashtu
Redakto- Karonti
- Hadi
- Tartari
- Dheipaturi
- Bindi
- Demoni
- Ciklopi
- Polifemi
- Hekata
- Eriniet
- Hipnosi
- Kerberi
- Gorgonat
- Etruskët
- Osiris
- Anubis
- Humbaba
- Nëntoka
- Ferri
- Jeta e përtejme
- Abaddon
- Azazel
- Oni
- Mitologjia nordike
- Valkyrie
- Gogoli
- Demonologjia
- Përbindëshi
- Përbindëshi i detit
- Plutos
- Plutoni (mitologji)
- Alba Longa
- Albanët (latinë)
- Amfiteatri Romak
- Amicitia
- Anijet Romake
- Arcana imperii
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arti Arkaik Romak
- Arti Romak Plebe
- Auguri
- Besimet e lashta mesdhetare
- Cirku Romak
- Cliens
- Clivus Palatinus
- Curia Calabra
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Di Manes
- Dux
- Equites
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Fiset Italike
- Folklori Romak
- Forumet Romake
- Genius loci
- Gens
- Gotthograikia
- Harku i Triumfit
- Horreum
- Horreum (Epir)
- Hospitium
- Imperator
- Imperium
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Instrumentum regni
- Jus
- Kalendari Romak
- Kalendat
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kultura e Romës së lashtë
- Lapis manalis
- Larja në Romën e Lashtë
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Lidhja Latine
- Llaçi romak
- Luftërat Romako-Latine
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Miliarium Aureum
- Misteret greko-romake
- Mitologjia romake
- Mjekësia Romake
- Mos maiorum
- Mundus Cereris
- Municipium
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Njësitë matëse romake
- Optimates dhe populares
- Pagus
- Patricët romakë
- Patronazhi në Romën e Lashtë
- Patronus
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plebejtë
- Pomerium
- Portretizimi Romak
- Provinca romake e Epirit
- Provocatio ad populum
- Roma quadrata
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Sabinët
- Sabelianët
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skulptura Romake
- Soli (hyjni)
- Spektaklet Romake
- Statio
- Tempulli i Apollonit Palatin
- Tempulli Romak
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Umbilicus urbis Romae
- Ura e Trajanit
- Urbs
- Ushtria Romake
- Vardariotai
- Varronis De re rustica
- Vicus
- Vigiles
- Vila Romake
- Villa rustica
- Vivarium
- Zgjedhjet në Republikë Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Citime fundore
Redakto- ↑ Charles Godfrey Leland (2007). Etruscan Roman Remains (në anglisht). Cosimo Classics. fq. 75. ISBN 1-60206-666-3.
Ne mund të themi se Orcus latin ishte personifikimi i ferrit, ose i tmerrshëm, ashtu si Jupiteri ishte i vetëtimës
- 1 2 Publius Virgilius Maroni. "Libri IV, 38". Aeneis (Eneida) (në latinisht) – nëpërmjet Wikisource.
tum uirgam capit: hac animas ille euocat Orco
pallentis, alias sub Tartara tristia mittit,
dat somnos adimitque, et lumina morte resignat.
Pastaj mer shkopin me të cilin evokon
Hijet e zbehta të Orkut, të tjerë dërgon në Tartar,
jep e heq gjumin, sytë mbyll në vdekje - ↑ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
- ↑ "Il culto dei morti per gli Etruschi" (në italisht). Canino.
- ↑ Massimo Pallotino (1935). "Tuchulcha". Enciclopedia Italiana Treccani (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana.
- ↑ Kuint Septimius Florent Tertuliani (1662) [200 i e.s.]. "Kapitulli IX". përmbledhur nga Giovanni Stefano Menochio (red.). Le stuore, overo Trattenimenti eruditi del Padre Gio (në latinisht dhe italisht). Venecie: P. Baglioni. fq. 16.
Me puer hebraeus dios Deus ipse gubernas,
Cedere sede iubet, tristemque redire sub orcum:
Aris ergo dehinc tacitus abscedito nostris. - ↑ Félix Gaffiot (1934). "Orcus". Dictionnaire illustré latin-français (në frëngjisht). Hachette. fq. 1090.
- 1 2 Bernheimer, Richard (1979). Wild Men in the Middle Ages (në anglisht). Nju Jork: Octagon Books. fq. 43. ISBN 0-374-90616-5.
- ↑ Iacomo (ose Granfione) de' Tolomei (1290). Favole (në italisht dhe polonisht). Poema.pl. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2013.
Zoti Lici ësh ork dhe djemtë
dhe Muscia shtrigë, që është bërë nga njerëz mace dhe shkon natën dhe ha njerëz - ↑ Matteo Maria Boiardo (1483). . L'Orlando innamorato (në italisht) – nëpërmjet Wikisource.
Ja tek del nga shpella orku,
Që ka grykë të madhe, deri në mes të kraharorit;
Dhe dhëmbë i ka jashtë gojës, si derri i egër,
Mos besoni se ka turi të pastër,
Por të shëmbuar dhe të ndyrë dhe prej gjaku të kuq;
Të gjatë një pëllëmbë i ka qimet në çdo qerpik. - ↑ Plini i Vjetri. "Libri IX, pjesa 5, paragrafi 12". Naturalis Historia (në latinisht) – nëpërmjet Wikisource.
hoc scire orcas, infestam iis belvam et cuius imago nulla repraesentatione exprimi potest alia quam carnis inmensae dentibus truculentae.
- ↑ Chrétien de Troyes, Perceval ou le Conte du Graal, 1190 (para vitit): et s'est escrit que il est encore que toz li reaumes de Logres, qui ja dis fu la terre as ogres, ert destruite par cele lance
- ↑ Tolkien, John Ronald Reuel (1954). Christopher Tolkien (red.). The Lord of the Rings (në anglisht). George Allen & Unwin Ltd. ISBN 978-004823046-1. OCLC 14877587.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!) - ↑ Tolkien, John Ronald Reuel (1994). Christofer Tolkien (red.). The War of the Jewels (në anglisht). HarperCollins. ISBN 978-026110324-5.
- ↑ Wolfe, Gene (dhjetor 2001). "The Best Introduction to the Mountains". Interzone (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2004 – nëpërmjet Claranet Soho (clara.net).
- ↑ David M. Ewalt (2013). Of Dice and Men: The Story of Dungeons & Dragons and the People Who Play It (në anglisht). Scribner. fq. 103–104. ISBN 978-1-4516-4050-2.
Bibliografia
Redakto- Bernheimer, Richard (1979). Wild Men in the Middle Ages (në anglisht). Nju Jork: Octagon Books. ISBN 0-374-90616-5.
- Matteo Maria Boiardo (1483). . L'Orlando innamorato (në italisht) – nëpërmjet Wikisource.
- David M. Ewalt (2013). Of Dice and Men: The Story of Dungeons & Dragons and the People Who Play It (në anglisht). Scribner. fq. 103–104. ISBN 978-1-4516-4050-2.
- Félix Gaffiot (1934). "Orcus". Dictionnaire illustré latin-français (në frëngjisht). Hachette. fq. 1090.
- P. Grimal (1986). The Dictionary of Classical Mythology (në anglisht). Basil Blackwell.
- Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
- Charles Godfrey Leland (2007). Etruscan Roman Remains (në anglisht). Cosimo Classics. ISBN 1-60206-666-3.
- Publius Virgilius Maroni. "Libri IV, 38". Aeneis (Eneida) (në latinisht) – nëpërmjet Wikisource.
- Massimo Pallotino (1935). "Tuchulcha". Enciclopedia Italiana Treccani (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana.
- L. Richardson (1992). A New Topographical Dictionary of Ancient Rome (në anglisht). The Johns Hopkins University Press.
- Tolkien, John Ronald Reuel (1954). Christopher Tolkien (red.). The Lord of the Rings (në anglisht). George Allen & Unwin Ltd. ISBN 978-004823046-1. OCLC 14877587.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!) - Kuint Septimius Florent Tertuliani (1662) [200]. Giovanni Stefano Menochio (red.). Le stuore, overo Trattenimenti eruditi del Padre Gio (në latinisht dhe italisht). Venecie: P. Baglioni. fq. 16.
- Tolkien, John Ronald Reuel (1994). Christofer Tolkien (red.). The War of the Jewels (në anglisht). HarperCollins. ISBN 978-026110324-5.
- Iacomo (ose Granfione) de' Tolomei (1290). Favole (në italisht dhe polonisht). Poema.pl. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2013.
- Wolfe, Gene (dhjetor 2001). "The Best Introduction to the Mountains". Interzone (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2004 – nëpërmjet Claranet Soho (clara.net).
- Plini i Vjetri. "Libri IX, pjesa 5, paragrafi 12". Naturalis Historia (në latinisht).
Lidhje të jashtme
Redakto- "Tomb of the Orcus, Tarquinia". Mysterious Etruscans (në anglisht).