Orbital
grup muzikor
Orbital është një grup elektronik nga Anglia, i përbërë nga vëllezërit Phil dhe Paul Hartnoll. Karriera e tyre zgjati nga viti 1989 deri në vitin 2004, por në vitin 2009 bendi lajmëroi se do të riformohet. Emri i bendit vjen nga rrethi rrugor (orbital motorway) M25 në Londër, i cili luajti rol qëndror në skenën e hershme rave, gjatë ditëve të para të acid house. Një nga emrat më të mëdhenj të electronica-s në Britani, Orbital qenë të suksesshëm kritikisht edhe komercialisht. Ata janë të njohur për improvizime live gjatë shfaqjeve, akt ky i rrallë në skenën e techno muzikës. Ata ishin fillimisht të influencuar nga muzika electro e hershme dhe punk rock.
Orbital | |
|---|---|
| Informata themelore | |
| Prejardhja | Sevenoaks, Angli |
| Zhanret | Ambient techno Electronica |
| Vitet aktive | 1989 - 2004 2009 - prezentë |
| Labeli | FFRR Records Internal Records |
| Anëtar/ët | Phil Hartnoll Paul Hartnoll |
| Uebfaqja | orbitalofficial.com |
Diskografia
RedaktoStudio albumet
Redakto- Orbital (1991)
- Orbital 2 (1993)
- Snivilisation (1994)
- In Sides (1996)
- The Middle of Nowhere (1999)
- The Altogether (2001)
- Blue Album (2004)
- Wonky (2012)
- Monsters Exist (2018)
- Optical Delusion (2023)