Nexhat Behluli
Nexhat Behluli është gazetar, pronar i Spektri dhe politikan nga Lugina e Preshevës, Serbi. Ai është i njohur për aktivitetin e tij në media dhe për angazhimin e tij në çështje politike dhe shoqërore të komunitetit shqiptar në Kosovën Lindore por dhe më gjerë në Serbi.
Behluli ka qenë aktiv gjatë dhe pas Luftës së Kosovës, duke marrë pjesë në aktivitete dhe duke mbështetur zhvillimin e mediave shqiptare në rajon. Ai ka marrë pjesë në debate publike dhe intervista televizive, por gjithashtu është përfshirë në polemika dhe incidente ligjore që kanë tërhequr vëmendjen e mediave lokale dhe ndërkombëtare.
Në vitin 2025, Nexhat Behluli u arrestua nga Policia e Kosovës si i dyshuar për kanosje ndaj disa gazetarëve kosovarë, pas deklaratave të tij që nxitën reagime të shumta publike.[1] Ai gjithashtu është raportuar për përfshirje në incidente të tjera publike, përfshirë sharje të përdorura në transmetime televizive dhe polemika në rrjete shoqërore. Behluli mbetet një figurë kontraverse në komunitetin shqiptar të Luginës së Preshevës dhe një nga pronarët më të njohur të mediave lokale.
Për vite me radhë ka qenë shumë i popullarizuar ndër emisionet më të shikuara, ku shpesh debatonte ashpër me panelistët serb për ngjarje që lidheshin me Kosovën,[2] duke shkaktuar reagime të shumëta në studio dhe te publiku pasi ai ka pikëpamje shpesh më liberale se panelistët serb të cilët paraqesin shqiptarët e Kosovës por edhe shqiptarët në përgjithësi si inferior live në TV të ndryshme.[3][4]
Lidhje të jashtme
RedaktoShiko edhe
RedaktoBurime
Redakto- ↑ I, Y.; GazetaBlic (2025-05-30). "Arrestohet Nexhat Behluli, kërkonte eliminimin e gazetarëve të Kosovës". GazetaBlic (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-05-19.
- ↑ https://www.facebook.com/reel/929682362822149.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh|title=(Ndihmë!) - ↑ https://www.facebook.com/reel/867695585864030.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh|title=(Ndihmë!) - ↑ https://www.facebook.com/reel/1433736001585106.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh|title=(Ndihmë!)