MerrJep.com
![]() | |
| Qasshëm në | Albanian |
|---|---|
| Selia | Kosovo |
| Themeluesi(t) | Necdet Arif |
| Kryeshefi ekzekutiv | Necdet Arif |
| Industry | Internet, Advertising, Marketplace, Classifiedsforum |
| Punëtorë | 22 |
| Parent | MerrJep |
| URL | https://www.merrjep.com/ |
| Lansuar | 2008 |
Historia
RedaktoFaqja MerrJep.com është pjesë e rrjetit të platformave MerrJep, i krijuar për t’ua bërë më të lehtë njerëzve blerjen dhe shitjen e produkteve online. Ideja për platformën lindi nga nevoja e thjeshtë që njerëzit të mund të shesin dhe të blejnë gjëra pa komplikime, në një vend të vetëm dhe në mënyrë sa më të sigurt.
Si frymëzim për krijimin e këtij lloji shërbimi kanë shërbyer platformat e ngjashme që kanë funksionuar me sukses në vendet skandinave, ku tregtia online ishte tashmë shumë e zhvilluar. Kjo ide u përshtat më pas për tregjet lokale dhe rajonale, duke krijuar një rrjet faqeje që i shërben përdoruesve në disa vende.
Me kalimin e viteve, MerrJep është rritur dhe është bërë një nga platformat më të përdorura për shpallje online. Në MerrJep.com përdoruesit mund të gjejnë ose të publikojnë shpallje për shumë kategori si makina, elektronikë, shtëpi, shërbime, biçikleta dhe shumë të tjera. Çdo ditë shtohen mijëra shpallje të reja dhe platforma vazhdon të zgjerohet bashkë me nevojat e përdoruesve.
Qëllimi i MerrJep mbetet i njëjtë: ta bëjë procesin e shitjes dhe blerjes sa më të thjeshtë, të shpejtë dhe të besueshëm për të gjithë.
Faqet e tjera të lidhura me rrjetin MerrJep janë:
