Interventizmi apo intervencionizmi (shqipëruar si: ndërhyrshmëri) në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare, tregon doktrinën politike sipas së cilës një shtet (ose pjesë individuale të tij, siç është aparati shtetëror, ushtria, grupet shoqërore ose qytetarët individualë) e konsiderojnë të përshtatshme ose të justifikuar të ndërhyjnë në punët e brendshme të një shteti tjetër.

Marrëdhëniet ndërkombëtare

Redakto

Ndërhyrja e një shteti ose e një grupi shtetesh në punët e brendshme të një shteti tjetër mbështetet nga interventistët me qëllim që ta detyrojnë atë shtet të kryejë ose të përmbahet nga kryerja e veprimeve të caktuara. Prandaj, është e kundërta e mosndërhyrjes .

Ndërhyrja mund të arrihet nëpërmjet përdorimit të forcës ushtarake ose nëpërmjet formave të presionit ekonomik. Termi nuk duhet të ngatërrohet me ndërhyrjen ekonomike, e cila i referohet ndërhyrjes së shtetit në ekonominë kombëtare.

Ndërhyrja ushtarake, një element qendror i interventizmit bashkëkohor, përcaktohet nga politologia Martha Finnemore si vendosja e personelit ushtarak përtej kufijve të njohur ndërkombëtarisht me qëllim përcaktimin e strukturës së autoritetit politik në shtetin shenjestër.[1] Ndërhyrjet mund të synojnë modifikimin e strukturave të brendshme politike, të justifikohen apo maskohen si ndërhyrje humanitare ose të ndërmerren për qëllime egoiste ose jo-universaliste, siç është mbledhja e borxheve sovrane.

Shënime dhe referenca

Redakto
  1. The Purpose of Intervention: Changing Beliefs about the Use of Force. Cornell University Press. 2004. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko dhe

Redakto