Helmut Kohl

politikan gjerman
This is the stable version, checked on 27 prill 2026. Template changes await review.

Helmut Josef Michael Kohl (3 prill 1930 – 16 qershor 2017) ishte një politikan gjerman i CDU-së, i cili shërbeu si kancelar federal i Gjermanisë nga viti 1982 deri në vitin 1998.[1] Me 16 vjet në detyrë, ai pati mandatin më të gjatë në historinë pasluftës të Gjermanisë dhe u bë një nga figurat qendrore të ribashkimit gjerman dhe të integrimit evropian.[2][3]

Helmut Kohl
Helmut Kohl në vitin 1987
Kancelar federal i Gjermanisë
Në detyrë
1 tetor 1982  27 tetor 1998
Paraprirë ngaHelmut Schmidt
Pasuar ngaGerhard Schröder
Kryetar i CDU-së
Në detyrë
12 qershor 1973  7 nëntor 1998
Paraprirë ngaRainer Barzel
Pasuar ngaWolfgang Schäuble
Minister-president i Rheinland-Pfalz
Në detyrë
19 maj 1969  2 dhjetor 1976
Paraprirë ngaPeter Altmeier
Pasuar ngaBernhard Vogel
Të dhëna vetjake
U lind më
Helmut Josef Michael Kohl

(1930-04-03)prill 3, 1930
Ludwigshafen am Rhein, Republika e Vajmarit
Vdiq më16 qershor 2017 (87 vjeç)
Ludwigshafen am Rhein, Gjermania
Partia politikeCDU
Bashkëshortja/etHannelore Kohl
(m. 1960; vdiq 2001)
Maike Kohl-Richter
(m. 2008)
Fëmijët2
ShkollimiUniversiteti i Heidelbergut
ProfesioniPolitikan, historian
Nënshkrimi

Jeta e hershme dhe arsimi

Redakto

Kohl lindi në Ludwigshafen am Rhein më 3 prill 1930. U përfshi në CDU në vitin 1946 dhe ishte bashkëthemelues i degës lokale të Junge Union.[4] Pas përfundimit të arsimit të mesëm në vitin 1950, studioi histori, drejtësi dhe shkenca politike në Frankfurt am Main dhe më pas në Heidelberg. Në vitin 1958 mori doktoraturën në histori moderne në Universitetin e Heidelbergut.[4]

Karriera politike

Redakto

Në vitin 1959 u zgjodh deputet në Landtagun e Rheinland-Pfalz, ku u bë anëtari më i ri i atij parlamenti krahinor.[4] Nga viti 1969 deri më 1976 ishte minister-president i Rheinland-Pfalz.[4] Në vitin 1973 u zgjodh kryetar federal i CDU-së, detyrë që e mbajti deri në vitin 1998.[4] Nga viti 1976 deri në vitin 1982 ishte figura kryesore e opozitës konservatore në nivel federal dhe kryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag.[1][4]

Kancelar i Gjermanisë

Redakto

Më 1 tetor 1982, Kohl u zgjodh kancelar federal pas një mocioni konstruktiv mosbesimi, duke zëvendësuar Helmut Schmidt. Ky ishte ndryshimi i parë i qeverisë në historinë e Gjermanisë Perëndimore që nuk erdhi si rezultat i zgjedhjeve të përgjithshme.[2] Në zgjedhjet e parakohshme të marsit 1983, koalicioni CDU/CSU–FDP u konfirmua në pushtet.[2]

Ribashkimi gjerman

Redakto

Kohl lidhet mbi të gjitha me procesin e ribashkimit gjerman. Pas rënies së Murit të Berlinit në nëntor 1989, ai paraqiti në Bundestag një plan me dhjetë pika për kapërcimin e ndarjes së Gjermanisë dhe Evropës.[2] Në korrik 1990 zhvilloi bisedime vendimtare me Mikhail Gorbachev dhe më 3 tetor 1990 u realizua ribashkimi i Gjermanisë.[2][5] Për këtë arsye ai u kujtua gjerësisht si kancelari i ribashkimit.[2]

Integrimi evropian

Redakto

Në politikën evropiane, Kohl ishte një nga mbështetësit kryesorë të thellimit të integrimit kontinental. Së bashku me presidentin francez François Mitterrand, ai ishte ndër arkitektët politikë të Traktatit të Mastrihtit të vitit 1992, i cili hodhi themelet e Bashkimit Evropian modern.[3] Ai konsiderohet gjithashtu një nga "etërit" politikë të euros.[2] Në vitin 1998 u shpall Qytetar Nderi i Evropës nga Këshilli Evropian.[3]

Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën

Redakto

Gjatë viteve 1990, Helmut Kohl pati kontakte zyrtare me Shqipërinë në kuadër të politikës gjermane ndaj Ballkanit. Më 18 dhjetor 1995 ai priti në Bon presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha; sipas qeverisë gjermane, në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet politike dhe ekonomike dypalëshe, zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe gjendja në ish-Jugosllavi, sidomos situata e popullsisë shqiptare në Kosovë.[6] Në tetor 1998, në fund të mandatit të tij, kabineti i Kohlit autorizoi edhe miratimin gjerman për pjesëmarrjen në operacionet e kufizuara ajrore të NATO-s me synimin për të shmangur një katastrofë humanitare në konfliktin e Kosovës.[7][8]

Pas largimit nga detyra

Redakto

Pas humbjes në zgjedhjet federale të vitit 1998, Kohl u largua nga posti i kancelarit dhe u pasua nga Gerhard Schröder.[1] Ai mbeti anëtar i Bundestagut deri në vitin 2002.[1]

Jeta private

Redakto

Në vitin 1960 u martua me Hannelore Renner. Çifti pati dy djem, Walter dhe Peter.[4] Pas vdekjes së Hannelore Kohl, ai u martua me Maike Richter në vitin 2008.[5]

Vdekja

Redakto

Helmut Kohl vdiq më 16 qershor 2017 në Ludwigshafen, në moshën 87-vjeçare.[1][5]

Referime

Redakto
  1. 1 2 3 4 5 "Bundestag to remember ex-Federal Chancellor Helmut Kohl". German Bundestag (në anglisht). German Bundestag. 22 qershor 2017. Marrë më 23 prill 2026.
  2. 1 2 3 4 5 6 7 "Helmut Kohl (1982 - 1998)". Federal Chancellor (në anglisht). The Federal Chancellor. 27 prill 2018. Marrë më 23 prill 2026.
  3. 1 2 3 "Helmut Kohl and François Mitterrand: leaders in reconciliation". European Union (në anglisht). European Union. Marrë më 23 prill 2026.
  4. 1 2 3 4 5 6 7 "Helmut Kohl". Geschichte der CDU - Konrad-Adenauer-Stiftung (në anglisht). Konrad-Adenauer-Stiftung. Marrë më 23 prill 2026.
  5. 1 2 3 "Helmut Kohl". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Encyclopædia Britannica. 30 mars 2026. Marrë më 23 prill 2026.
  6. "Gespräch des Bundeskanzlers mit dem Präsidenten der Republik Albanien". Die Bundesregierung (në gjermanisht). Marrë më 23 prill 2026.
  7. "16. Oktober 1998: Bundestag stimmt erstmals für Kampfeinsatz deutscher Soldaten". Deutscher Bundestag (në gjermanisht). Marrë më 23 prill 2026.
  8. "24. März bis 10. Juni 1999: Die Bundesrepublik beteiligt sich am Kosovo-Krieg". Konrad-Adenauer-Stiftung (në gjermanisht). Marrë më 23 prill 2026.